Çfarë mund të bëjnë për Ukrainën raketat Patriot?

0
Gjigandi

Sistemet e raketave “Patriot” kanë qenë prej kohësh ndër më të preferuarat nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, për t’u përdorur në zona të ndryshme lufte, si një mburojë e lakmuar për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve me raketa.

Në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Paqësor, ato shërbejnë për t’u mbrojtur nga goditjet e mundshme nga Irani, Somalia dhe Koreja e Veriut.

Prandaj, ishte një pikë kthese e fortë publikimi këtë javë i lajmit se SHBA-ja ka rënë dakord të dërgojë sistemin e raketave “Patriot” në Ukrainë, diçka që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka kërkuar për muaj me radhë me qëllim forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit të tij.

Zyrtarët amerikanë e kanë konfirmuar marrëveshjen dhe së shpejti pritet njoftimi zyrtar. Por ekspertët paralajmërojnë se efektiviteti i sistemit është i kufizuar dhe mund të mos sjellë ndryshim të madh në përballjen e Ukrainës ndaj Rusisë

Çfarë është “Patriot”?

RonaTyra

“Patriot” është një sistem raketash tokë-ajër që u përdorën fillimisht në vitet 1980 dhe mund të kenë si objektivë: avionë, raketa që lëshohen nga deti dhe raketa balistike me rreze më të shkurtër.

Një sistem “Patriot” i montuar në një kamion përfshin deri në tetë lëshues, secili prej tyre mund të mbajë katër raketa, një radar tokësor, një stacion kontrolli dhe një gjenerator.

Ushtria tha se aktualisht ka 16 njësi Patriot. Një raport i Vitit 2018 i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike zbuloi se këto njësi kontrollojnë 50 bateri, të cilat kanë më shumë se 1,200 raketa.

Bateritë e SH.B.A.-së janë përdorur rregullisht në të gjithë botën. Përveç kësaj, sistemet “Patriot” janë përdorur ose blerë nga Hollanda, Gjermania, Japonia, Izraeli, Arabia Saudite, Kuvajti, Tajvani, Greqia, Spanja, Koreja e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Rumania, Suedia, Polonia dhe Bahreini.

“Sistemi Patriot “është një nga sistemet e mbrojtjes ajrore më të përdorura dhe më të besueshme dhe mund të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga raketat balistike të dërguara nga Irani”, tha Tom Karako, drejtor i Projektit të Mbrojtjes nga Raketat në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Kostoja e sistemit Patriot

Ndër vite, sistemi Patriot dhe raketat janë modifikuar vazhdimisht. Raketa e tanishme për sistemin Patriot kushton afërsisht 4 milionë dollarë dhe lëshuesit kushtojnë rreth 10 milionë dollarë secili, thuhet në raportin e korrikut për mbrojtjen raketore të ushtrisë amerikane. Me këtë çmim, nuk është efektive të përdorësh sistemin “Patriot” për të rrëzuar dronët iranianë shumë më të vegjël dhe shume herë më të lirë që Rusia ka blerë dhe ka përdorur në Ukrainë.

Të godasësh me një raketë një milion dollarëshe një dron prej 50.000 dollarësh nuk është një ide e mirë”, tha Mark Cancian, kolonel I dale në pension trupave të marinës.

Shqetësimet për dislokimin e tyre

Për mirëmbajtjen e sistemit kërkohen rreth 90 ushtarë, por vetëm tre nevojiten për të goditur. Për muaj të tëra SHBA hezitoi t’i dërgonte Ukrainës këtë sistem kompleks, sepse dërgimi i forcave në Ukrainë nuk ishte në interesin e adminstratës amerikane.

Por kishte gjithashtu shqetësime se vendosja e sistemit do të provokonte Rusinë, ose mund të rrezikohej që një raketë godiste brenda Rusisë, gjë që mund të përshkallëzonte më tej konfliktin.

Të enjten, Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi se një plan i Shteteve të Bashkuara për të dorëzuar raketa të sofistikuara të mbrojtjes ajrore për Ukrainën do të ishte “një masë tjetër provokuese nga SHBA- ja” që mund të nxisë një reagim nga Moska. Por sipas zyrtarëve, kërkesat e udhëheqësve ukrainas dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile të vendit, përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike dhe ngrohjes, tejkaluan rezervat amerikane për furnizimin me sistemin Patriotë.

Një pengesë kryesore do të jetë trajnimi. Trupat amerikane do të duhet të trajnojnë forcat ukrainase se si të përdorin dhe të mirëmbajnë sistemin.

SHBA ka trajnuar trupat ukrainase në sisteme të tjera komplekse armësh, duke përfshirë Sistemet e Raketave të Artilerisë së Lëvizshme të Lartë, të njohura si HIMARS. Në shumë raste ata kanë qenë në gjendje të shkurtojnë trajnimin, duke i çuar trupat ukrainase në frontin e betejës brenda disa javësh. Zyrtarët nuk kanë pranuar të japin hollësira se sa kohë do të marrë trainimi për sistemin “Patriot” dhe se ku do të bëhet saktësisht.

Aftësitë e sistemit Patriot

Ukraina përballet me një sërë kërcënimesh ruse dhe sistemi “Patriot” mund të jetë i dobishëm në disa raste, por në disa të tjera jo. Një ish-zyrtar i lartë ushtarak, me njohuri mbi sistemin Patriot, tha se sistemi do të jetë efektiv kundër raketave balistike me rreze të shkurtër dhe përfaqëson një mesazh të fortë të mbështetjes së SHBA-së, por një sistem nuk do të ndryshojë rrjedhën e luftës. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak se marrëveshja me Ukrainën nuk është bërë ende publike, vuri në dukje se një sistem Patriot ka një rreze të gjatë goditjeje, por mund të mbulojë vetëm një zonë të kufizuar. Si shembull, sistemi Patriot mund të mbrojnë efektivisht një bazë të vogël ushtarake, por nuk mund të mbrojë plotësisht një qytet të madh siç është Kievi. Sistemi mund të mbrojë vetëm një pjesë të qytetit. Norma e suksesit të sistemit Patriot, është vënë në pikëpyetje në mënyrë të përsëritur.

Një raport i Zyrës së Llogaridhënies së Qeverisë në vitin 1992 thoshte se nuk mund të gjente prova për të mbështetur raportet se sistemi kishte arritur një normë suksesi prej 70% kundër raketave Scud në Luftën e Gjirit. Në vitin 2018, përdorimi me sukses nga Arabia Saudite i sistemit Patriot kundër raketave të hedhura nga rebelët në Jemen u vu në dyshim kur u shfaqën video për dështimin e sistemit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu