“Çështja Paplekaj”, shqyrtohen pamjet filmike të vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani

0
Gjigandi

Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar një tjetër seancë maratonë prej më shumë se 4 orë në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan.

Në seancën e sotme përfundoi shqyrtimi i 4 videove filmike që prokuroria kishte siguruar mbi ngjarjen. Sakaq në seancën e radhës e parashikuar për tu mbajtur me 22 dhjetor do të nisë marrja e dëshmive ku në total thuhet se do të dëshmojnë plot 59 dëshmitarë.

Në ndryshim nga disa seanca të mëparshme në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetë Arbër Paplekaj, i cili gjithashtu ka pasur mundësi të shohë edhe pamjet filmike të siguruara nga organi i akuzës.

Kujtojmë se ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për “vrasje me dashje në rrethana cilësuese”. Ai rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm.

Në përfundim të seancës së sotme asnjë nga palët nuk u prononcua për kamerat, por jashtë saj avokatja e viktimës Rezarta Tahiraj pohoi se familjarët e viktimës të përfaqësuar nga ajo ia kane besuar drejtësisë fatin e vrasësit.

RonaTyra

“Unë si avokate, uroj që drejtësia të jetë ekzemplare, mbi te gjitha ne këtë proces ku provat janë evidente dhe të rëndësishme. Pas një odiseje shtyrjesh të njëpasnjëshme,” pohoi Tahiraj.

Ndërsa seanca e radhës është lënë të mbahet në datë 22 dhjetor kujtojmë se në seancën e shkuar Mirash Martini, avokati i Arbër Paplekajt kërkoi riekspertimin e vendit të ngjarjes pasi, sipas tij, nuk përputhet distanca e përcaktuar mes qitësit dhe viktimës, por u hodh poshtë nga gjykata bashkë më kërkesën e tij që kjo cështje të hetohet nga ekspert të pavarur.

Për vrasjen e bujshme e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare u vetëdorëzua Arbër Paplekaj, truprojë i drejtuesit politik të PD-së në Elbasan në atë kohë Gazmend Bardhi.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu