Çështja “Beleri” dhe marrëdhëniet e tensionuara, ministri i Jashtëm: Historitë me Greqinë do zgjidhen

0
Gjigandi

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi të enjten e 28 dhjetorit takimin e fundvitit me gazetarët, me të cilët foli mbi arritjet dhe angazhimet e diplomacisë shqiptare.

Pas fjalës së tij, i cili renditi arritjet e vitit që lamë pas dhe prioritetet e vitit që vjen, Hasani u pyet nga gazetarët për marrëdhëniet Tiranë-Athinë dhe çështjen Beleri, e cila si duket mund të mbajë peng integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Hasani thotë mes dy palëve po zhvillohen negociata për të arritur në një zgjidhje. Ndërsa shton se po bëhen përpjekje për t’u futur në 2024-ëm me kapituj të hapur.

Igli Hasani: Ka negociata, ide angazhim nga dy palët për zgjidhje. Po vazhdojmë përpjekje që angazhimi i Shqipërisë në rrugën për BE të jetë i qartë. Prioritetet të jenë të realizuara në mënyrë që në organizimin e konferencës ndërqeveritare të jetë gjithë puna që është bërë deri më tani. Ne të hyjmë në 2024 me kapituj të hapur dhe ide të qarta për rrugëtimin tonë drejt BE.

Në këtë proces na duhet të thellojmë reformat angazhimet dhe të marrim përsipër ato angazhime që vetë kemi marrë përsipër.

RonaTyra

I pyetur për çështjen e Detit dhe se sa mund të ndikohet ajo nga situata e krijuar së fundmi mes dy vendeve, Hasani thotë se këto janë histori që do të “jenë të zgjidhura”.

Igli Hasani: Janë shumë çështje që është mirë mos t’ja lëmë diplomacisë mikrofonin. Janë histori që do të jenë të zgjidhura. Angazhimi është maksimal por dhe qëndrimet janë të qarta. Greqia është një fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë. Për marrëveshjen e Detit, pres nga Presidenti i Republikës nëse ka nevojë më shumë për informacion.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu