​Çeku: Frymë e re në GKK me program vjetor si asnjëherë më parë

0
Gjigandi

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se Galeria Kombëtare e Kosovës po vjen me program vjetor si asnjëherë më parë. Sipas tij, buxheti vjetor i GKK-së është rritur për afër 65 për qind në krahasim me vitin paraprak

“Galeria Kombëtare e Kosovës me program vjetor si asnjëherë më parë. Jo vetëm ekspozita, edhe mediume të tjera. Emra të etabluar të artit, artistë të rinj premtues, hulumtues, studiues e kuratorë. Një përmbajtje plot cilësi e provokim artistik. Nga Lumturi Blloshmi te Haveit, nga Agush Beqiri te Erëmirë Krasniqi, Sezgin Boynik, Fatmir Mustafa Karllo, Genc Kadriu, Blerta Hoçia dhe shumë të tjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Këshilli i ri Drejtues i GKK-së që kryesohet nga Renea Behluli, e në përbërje ka edhe Linda Gusian, Artrit Bytyçin, Agron Blakçorin, Somer Şpatin, Guri Çavdarbashën dhe Arlinda Hajrullahun po i prinë reformës së themeltë të institucionit. Përveç UD drejtores së re Alisa Gojani Berisha, ekipit të GKK-së rishtazi iu bashkuan edhe profesionistë të rinj si Hana Halilaj në pozitën e kuratores, Vlora Hajdini dhe Shkamb Jaka”.

Ministri Çeku thekson se fuqizimi i stafit aktual dhe angazhimi i profesionistëve të tjerë do të vazhdojnë gjatë vitit. “Buxheti vjetor i GKK-së është rritur për afër 65 përqind në krahasim me vitin paraprak. Një segment i ri i punës së Galerisë do të jetë Programi Edukativ, me fokus te fëmijët dhe të rinjtë”.

“Blerja e veprave nga artistët vendorë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2023. Për sivjet janë ndarë 350 mijë euro për këtë program. GKK me sukses po administron dhe ekspozon koleksionin e 80 veprave të artit të blera vitin e kaluar. Koleksionit shtetëror të artit së shpejti do t’i shtohen edhe 31 vepra të blera nga ekspozitat e Manifesta 14 Prishtina”.

RonaTyra

“Gjatë këtij viti nisë edhe procesi i restaurimit të ndërtesës së GKK-së, ndërsa me prioritet trajtohet hapësira e deposë. Për restaurimin e veprave të artit dhe zhvillimin e shkathtësive të brendshme, Galeria gjatë vitit do të angazhojë restauratorë nga shtete evropiane”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu