Çekia dhe Shqipëria kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e 12 tetorit në Tiranë, e cilësuar si një nga përballjet më të rëndësishme në Grupin E për eliminatoret e Euro 2024, që mund të përcaktojë fatin e një prej ekipeve.
Federata Çeke e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve të thirrur për sfidën me Shqipërinë, ku bie në sy mungesa e yllit të ekipit, çka do të thotë një lajm i mirë për Kombëtaren tonë.
Patrik Schick prej disa muajsh vuan nga një dëmtim i rëndë dhe për këtë arsye trajneri Jaroslav Šilhavý nuk do të rrezikojë me ftesën e tij.
Nga ana tjetër, janë ftuar David Jurásek dhe Martin Vitík. Mesfushorët dhe sulmuesit e grumbulluar janë të njëjtë. Në listë janë kapiteni Tomáš Souček, Václav Černý, golashënuesi më i mirë i skuadrës çeke në kualifikuese me tre gola.
Para ndeshjeve të tetorit, Shqipëria është në vendin e parë në Grupin E kualifikues me 10 pikë. Çekët janë në vendin e dytë me dy pikë më pak, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
p.k\dita