Prostata është një gjëndër e vogël muskulore në sistemin riprodhues të mashkullit. Prostata rrethon uretrën dhe prodhon pjesën më të madhe të lëngjeve në spermë. Veprimi muskulor i prostatës ndihmon në qarkullimin e lëngjeve dhe spermës përmes penisit gjatë aktit seksual.
Në shumë meshkuj, prostata mund të zmadhohet. Ndonjëherë ajo çon në simptoma dhe, me kalimin e kohës, në komplikime të tjera. Megjithatë, ka trajtime.
Cilat janë problemet e zmadhimit të prostatës?
Prej bllokimit të rrugëve urinare shfaqen shqetësimet si:
– pas urinimit ndjesia e moszbrasjes së urinës
– urinim i shpeshtë
– urinim i shpeshtë natën (nokturi)
– urinim me ndërprerje
– urinim me shtrëngim barku
– zvogëlim në rrjedhjen e urinës
A është zmadhimi i prostatës një lloj kanceri?
Jo. Kanceri i prostatës dhe hiperplazia (zmadhimi) i prostatës janë sëmundje të ndryshme. Trajtimi i tyre është shumë i ndryshëm, ndaj duhet të bëhet ndarja nga njëra-tjetra e këtyre dy sëmundjeve. Për ndarjen e këtyre sëmundjeve përdoret analiza e PSA dhe ekzaminimi me rektal me gisht.
Cilat janë arsyet që zmadhohet prostata?
Në zmadhimin e prostatës arsyet kryesore janë rritja e hormonit mashkullor siç është testosteroni dhe rritja e moshës në vite.
Përse duhet trajtuar zmadhimi i prostatës?
Sepse po nuk u trajtua si problem me kalimin e kohës duken infeksione të rrugëve urinare, gurë në vezike dhe pacienti mund të shkojë deri në mosfunksionim e veshkave siç duhet (insuficiensë renale).
Cili është trajtimi i zmadhimit të prostatës?
Për çdo pacient mënyra e trajtimit mund të ndryshojë. Ka dy lloje trajtimesh. Kirurgjia e prostatës dhe trajtimi me ilaçe. Në kirurgjinë e prostatës ditët e sotme teknika më e përdorur është *Prostatetektomi transuretrale* ose TUR-P. Me anestezi gjenerale ose spinale duke u futur nga uretra me një mjet që quhet rezektoskop bëhet zhbllokimi i gjëndjes së shkaktuar nga zmadhimi i prostatës.
Nga disavantazhet mund të përmendet që pas këtij operacioni sado me përqindje të ulët mund të ketë impotencë ose humbje të ejakulacionit. Opsionet e tjera për operim janë operacionet e hapura dhe prostatektomia me lazer. Ilacet e përdorura për prostatë tentojnë në zgjerimin e uretrës dhe në ndikimin e hormoneve të prostatës për zgjerimin e muskujve të drejtë të uretrës.
Kujdes!
Para se të flini gjumë boshatiseni fshikëzën e urinës.
Pini rreth 8-10 gota ujë në ditë,por jo 2-3 ore para se të flini gjumë.
Kujdes me ilacet antihistaminike që hapin hundet, mushkëritë dhe gjendjen gripale sepse mund të kenë efekte anësore si urinim me vështirësi.
Mundohuni të mbani larg stresin.
Rrini larg pijeve me kafein, alkool, kripë të tepërme dhe ushqime me acide të tëpruara.
Të paktën një herë në vit bëni një kontroll urologjik te urologu për prostatë.