Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Megjithatë, së fundmi si rrallë herë ai ka bërë një reagim mjaft të çuditshëm në një shkrim të publikuar në InstaStory.
“Ndaloni së bëri të famshëm njerëzit budallenj. Është e rrezikshme”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kushtrim Ademi.
Nuk dihet nëse një thënie e tillë i është kushtuar dikujt në veçanti, mirëpo si shumë persona të tjerë – Kapo duket të jetë i revoltuar me faktin se disa persona zënë vend në media pa pasur ndonjë profesion.
Viteve të fundit, emisionet dhe spektaklet e ndryshme që iu ofrojnë njohje personave që nuk janë të famshëm, është një dukuri mjaft e shprehur në televizionet vendore.