Nje recetë që mund të gatuhet nga të gjithë, shumë e shijshme dhe pa shpenzime
Përbërësit:
▪ 4 petë
Për shtojcë:
▪ 250 g djathë
▪ 4 degë majdanoz
Për lyerje të petëve:
▪ 2 vezë
▪ 2lugë qumësht
▪ 2 lugë kos
▪ 1 gotë vaj
Për lyerje të pites:
▪ Të verdhët e vezës
▪ Susam
▪ Kumin të zi
Përgatitja:
Në një enë përzieni vezët, qumështin, kosin dhe vajin.
Hapeni një petë dhe lyeni me këtë përzierje. Në të qitni petën tjetër dhe lyeni.
Qitni nga dy anë të kundërta (por të mbeten formë katrore) dhe lyeni me masën e vezëve dhe të vajit.
Në mes në çdo 4 qoshe qitni shtojcë djathi, pastaj qoshet mbështillni që të përftohet forma e zarfit.
Tepsinë e përgatitur dhe të lyer, lyeni me të verdhët e vezës dhe qitni susam dhe kumin.
Piqeni në furrë në 180 gradë.
Ju bëftë mirë, – transmeton abc24.al