Buxheti, fonde për 10 rrugë/ Pjesën kryesore e merr rruga Kardhiq-Delvinë dhe Unaza e Tiranës

0
Gjigandi

Për herë të parë investimet e koncesionarëve private në ndërtimin e rrugëve pritet të kalojnë ato me fondet e brendshme të qeverisë.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në buxhetin e vitit 2020, investimet me fondet e brendshme në transportin rrugor janë parashikuar 9.8 miliardë lekë ose rreth 80 milionë euro.
Por nga këto investime, 5.1 miliardë lekë ose 52 për qind do të vijnë nga koncesionarët privatë, ndërsa vetëm 48 për qind janë investime të prokuruara nga vetë qeveria.
Sipas tabelave të buxhetit, gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojnë investimet në 4 kontrata koncesionare si rruga e arbrit, ajo Milot-Morinë, Orikum-Dukat dhe Milot Balldrenë. Në total investimet koncesionare në këto projekte për vitin tjetër parashikohen 5.1 miliardë lekë, por pjesa dërrmuese e tyre gati 75 për qind do të investohen vetëm nga koncesionari që po ndërton rrugën e arbrit.
Ndërsa për kontratat e tjera të koncesionit investimet pritet të jenë relativisht të ulëta, ndërkohë që për disa prej tyre është e paqartë nëse do të arrijnë të sigurojnë financimin nga bankat private.
Vetë qeveria ka programuar të vazhdojë ndërtimin e 10 projekteve rrugore me fonde të brendshme gjatë vitit të ardhshëm, mes të cilave përfshihen rruga Kardhiq-Delvinë, ajo Fushë Krujë-Milot-Morinë dhe Unaza e Tiranës. Në total për këto projekte buxheti i vitit 2020 do të financojë 4.7 miliardë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin rruga Kardhiq-Delvinë dhe Unaza e Tiranës.
Veç investimeve me fonde të brendshme buxheti parashikon dhe 6.6 miliardë lekë të tjera investime nga donatorët, të cilat do të financojnë baj pasin e Fierit, atë të Vlorës dhe segmentin Qukës-Qafë Plloc.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu