Burime konfidenciale/ Hapet iphone i Fredi Belerit, zbulohen bisedat nga ministrat grek e deri tek dhënia e pasaportave personave me precedentë penal në këmbim të votave

0
Gjigandi

Dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri u arrestua në flagrancë duke dhënë para në këmbim të votave.

Kjo vepër penale kryer në dhjetra raste të dokumentuara nga hetimi i prokurorisë sollën si pasojë mos marrjen e detyrës nga kandidati i burgosur për blerje votash dhe i kapur me lekë në dorë.

Në momentin e arrestimit Fredi Belerit dhe pjesëtarve të stafit të tij iu sekuestruan përveç listave zgjedhore, list pagesat e kryera, edhe telefonat që kishin me vete.

Pas shumë muajsh, sipas burimeve konfidenciale, priza.al ka mësuar se telefoni i markës “iphohe” i Fredi Belerit është hapur dhe në të janë përfituar të dhëna tronditëse.

Në telefonin e tij janë zbuluar me dhjetra mesazhe në aplikacionet “whatsapp” dhe “signal” me ministra të qeverisë greke tek të cilët Beleri raportonte se si po vepronte për tu zgjedhur kryebashkiak.

RonaTyra

Prej tyre Fredi Beleri merrte këshilla si dhe kërkonte ndihmë dhe favore të ndryshme në funksion të zgjedhjes së tij si kryebashkiak i Himarës.

Përveç kësaj në telefonin e Fredi Belerit janë gjetur më mijëra komunikime me ekstremistë grekë jo vetëm të organizatës terroriste “Agimi i Artë” por edhe me të tjerë aktorë dhe faktorë të përpjekjeve për destabilizimin e jugut të Shqipërisë.

Kontaktet janë të shtrira deri tek drejtuesit e shërbimit sekret grek, të cilët ashtu si edhe ministrat e kabinetit të Mitsotaqis ishin të interesuar për fitoren e “grekut” Fredi Beleri në Himarë.

Premtime për heqje ekspulsi dhe dhënie pasaportash greke në këmbim të votave. 

Grupi hetimor nga telefoni i zbërthyer i Fredi Belerit mësohet se ka përfituar të tjera të dhëna tronditëse rreth mënyrës se si Fredi Beleri kërkonte të zgjidhej në krye të bashkisë së Himarës.

Kështu nga komunikimet e tij, janë zbuluar rreth 300 raste të dhënies së pasaportave greke për banorë të bashkisë së Himarës, një pjesë e të cilëve janë me precedentë penal dhe kjo e konfirmuar edhe nga shërbimet greke.

Ky megaskandal nëse hetohet do të zbulojë lidhje të frikshme se si segmente të caktuara, me qellime të errta kërkuan të “pushtonin” bashkinë e Himarës nëpërmjet kandidatit të tyre Fredi Beleri.

Gjithashtu një ndër premtimet e gjetura në telefonin e Belerit ishte edhe ai i bërë ndaj personave të ndryshëm për heqjen e “ekspulsit”, pra të heqjes së vulës që ndalon shkelës të ndryshëm të futen në një shtet të caktuar ose në gjithë hapsirën “Shengen”.

Dhe kjo sipas komunikimeve dhe premtimeve të Fredi Belerit do të ndodhte pasi ai të zgjidhej kryebashkiak i Himarës.

Telefoni i Fredi Belerit kishte dhe një listë të gjatë me emra të pensionistëve të fshatrave të Himarës, të cilëve i ishte premtuar lidhja e pensionit në shtetin grek në rast se votonin kandidatin Beleri.

Aktualisht Fredi Beleri vijon të jetë në qeli ku prej aty vijon jo vetëm me thirrjet antishqiptare por edhe me planet për “marrjen” e Himarës duke u përpjekur që kandidat i ardhshëm për bashkinë e Himarës të jetë djali i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu