Skema e subvencionit për femerët do të vazhdojë te jetë e kufizuar.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Ministri i bujqësisë Bledi Çuçi tha se qeveria do të mbështesë me para në dorë vetëm një kategori të kufizuar produktesh, të cilat kanë potencial të lartë për eksport.
“Ne nuk mund të japim para për çdo fermerë në çdo situatë. Do të mbështesim vetëm ato produkte që kanë vlerë të shtuar të lartë dhe që kanë potencial”, tha ai.
Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka programuar rreth 23 milionë euro subvencione për fermerët ose 4 herë më pak se sa shuma që jep qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Kohët e fundit subvencionet në bujqësi janë bërë një temë e nxehtë debati politik. Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se Ii ka lënë pas dore fermerët duke premtuar se kur opozita të vijë në pushtet, fondi i subvencioneve për bujqësinë do të rritet në 100 milionë euro në vit sa Maqedonia.
Ndërkohë që aktualisht gjithë buxheti që qeveria shqiptare jep për bujqësinë është më pak se 100 milionë euro.