Braktisi Partinë e Lirisë, deputeti Agron Çela pozon i buzëqeshur me Spiropalin dhe Becin

0
Gjigandi

Pas publikimit të lajmit se deputeti që u fut në Kuvend nën siglën e LSI-së, Agron Çela i është bashkuar PS-së, në rrjet po qarkullon një foto e tij me zyrtarët socialistë.

Çela ka pozuar në një selfi me drejtuesen e PS-së për Qarkun e Shkodrës Elisa Spiropali dhe deputetin Benet Beci, i cili flitet se do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës.

Por, duket se Çela nuk është “rrjedhja” e vetme nga LSI-ja e Shkodrës, pasi në foto shihet edhe Edmond Ndou, i cili i është bashkuar PS, pasi ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se pak ditë më parë, Çela ka patur një takim me kryeministrin Edi Rama, ku kanë arritur një marrëveshje të përbashkët duke bërë që deputeti i LSI-së, sot Partia e Lirisë, të kalojë në radhët e Partisë Socialiste.

Agron Çela ka dy mandate në Parlamentin e Shqipërisë nën siglën e LSI por tashmë ka vendosur që t’i bashkohet kampit të majtë. Mësohet se ai ka patur shumë pakënaqësi tek LSI-së në lidhje me djegien e mandateve apo koalicionin me PD-në dhe për këtë shkak, ka “tradhtuar” Metën duke kaluar me Ramën.

RonaTyra

Agron Çela do të japë kontributin e tij për Partinë Socialiste që në zgjedhjet vendore të 14 Majit, teksa LSI-së (Partia e Lirisë) mbetet tashmë vetëm me 3 deputetë në Kuvend.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu