Borxhi publik i Shqipërisë vazhdon të ulet i favorizuar nga normat e ulëta të interesit, politika e shtrënguar e shpenzimeve të qeverisë, por edhe zhvlerësimi i euros ndaj lekut.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Ministrja e financave Anila Denaj raportoi në parlament se në fund të këtij viti borxhi publik I vendit do të bjerë në 64.7 për qind e prodhimit kombëtar nga 67.2 për qind që ishte vitin e kaluar.
Borxhi publik i Shqipërisë arriti kulmin në vitin 2015 kur kërceu në 73 për qind e prodhimit kombëtar. Por që nga ai vit ka ardhur në të vazhdueshme.
Sipas ministres së financave, kjo trajektore rënëse do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm ku borxhi pritet të bjerë në 62.2 për qind e prodhimit kombëtar, ndërsa në vitin 2021 ai do të ulet poshtë nivelit 60 për qind.
Klodian Tomorri