Borrell reagon pas arrestimit të eurodeputetes greke: Akuzat për korrupsion janë shumë shqetësuese

0
Gjigandi

Arrestimet për korrupsion në Parlamentin Evropian janë “shumë, shumë shqetësuese”, ka deklaruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte, që sigurisht që më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Evropian”, u shpreh Borrell teksa shtoi se hetimi nuk targetonte askënd nga shërbimi diplomatik i BE-së.

Ministri irlandez i Punëve të Jashtme Simon Coveney tha se akuzat kundër katër personave ishin “shumë të dëmshme”, teksa theksoi se “ne duhet t’i shkojmë deri në fund”.

Ndërkohë Terry Reintke, ka bërë thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Kaili-t.

“S duhet ta heqim ne atë nga posti i saj nënkryetare”, tha eurodeputetja gjermane. “Kjo duhet të bëhet nga ajo në mënyrë proaktive.”

RonaTyra

Në mesin e të arrestuarve është edhe zv/presidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, një nga të akuzuart e cila dyshohet se është përfshirë në skandalin e korrupsionit.

Prokurorët belg dyshohen se një shteti i Gjirit, konkretisht Katari, u përpoq të ndikonte në PD duke dhënë para ose dhurata.

Por Katari e ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë skemë, duke theksuar se çdo pretendim për sjellje të pahijshme ishte “dezinformuar rëndë”.

Policia belge sekuestroi para me vlerë rreth 600,000 euro në Bruksel të premten. Gjithashtu janë marrë kompjuterë dhe telefona celularë për të ekzaminuar përmbajtjen e tyre.

a.m/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu