Blinken diskuton me liderët e G7-ës planin e paqes në Ukrainë

0
Gjigandi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi sot se ka zhvilluar diskutime lidhur me propozimin e paqes të Ukrainës me partnerët e tij të G7-ës, pas vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Uashington, sipas CNN.

”Ne po vlerësojmë propozimin. Këtë mëngjes isha në nje lidhje online me partnerët tanë të G7-ës. Dhe kjo është një nga çështjet kryesore për të cilat diskutuam”, tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit e quajti formulën e paqes të Zelensky “një fillim të mbarë”.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se sa kohë do të duhej që SHBA-ja dhe Ukraina të vlerësonin së bashku planin.

Më herët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se palët kishin rënë dakord të rishikonin planin gjatë takimit midis Zelensky dhe presidentit amerikan, Joe Biden.

RonaTyra

“Pas të gjitha bisedave tona me Ukrainën, përfshirë atë mes Biden dhe Zelensky, është e qartë se ne kemi të njëjtat synime, një Ukrainë të lirë dhe të pavarur, të begatë, demokratike, e cila tregon se parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara respektohen, duke përfshirë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë”, theksoi Blinken duke shtuar se, Rusia nuk ka treguar asnjë interes në diplomacinë për t’i dhënë fund luftës.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu