Blerja e Mudryk, Chelsea dhuron 23 mln euro në ndihmë të ushtarëve ukrainas

0
Gjigandi

Chelsea bleu Mykhaylo Mudryk nga Shakhtar Donetsk për 100 milionë euro, në një tjetër blerje të bujshme në merkaton e verës për klubin londinez.

Por, ky operacion do të ketë ndikim edhe në luftën në Ukrainë, pasi klubi i Shakhtar Donetsk ka njoftuar se 23 milionë euro do të shkojnë “për të ndihmuar ushtarët tanë dhe familjet e tyre”.

Presidenti Rinat Akhmetov shtoi: “Paratë do të përdoren për nevoja të ndryshme: medikamente, proteza dhe mbështetje psikologjike. Për të garantuar transparencën, paratë do të mbikëqyren nga një ekip i pavarur, që do të jetë në kontakt me ushtarët që mbrojnë Azovstalin, familjet e tyre, mjekët dhe vullnetarët”.

Sipas tij, Ukraina vijon të ketë sot futboll vetëm falë heroizmit të ushtarëve: “Sot mund të flasim për futboll vetëm falë ushtrisë ukrainase, falë popullit ukrainas dhe mbështetjes së madhe të së gjithë botës civile”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu