Bill Gates këshillon nëpërmes Twitterit të sapodiplomuarit

0
Gjigandi

Harroni fjalimet në ceremoni të diplomimit, bashkë-themeluesi i Microsoft postoi në Twitter disa këshilla shumë të mira.

Ju nuk keni pse të diplomoni në Ivy League për të dëgjuar një fjalim nga një ndërmarrës ose njeri i suksesshëm. Bill Gates po u ofron të diplomuarve këshilla falas, e gjitha që duhet të bëni është të shikoni llogarinë e tij në Twitter.

Të Hënën, bashkë-themeluesi i Microsoft postoi 14 këshilla për të diplomuarit. Nga ndarja e pendimit të tij më të madh, në këshillimim se cilat fusha të punës duken më premtueset, Gates mbuloi një numër temash në më pak se 140 karaktere. Ai madje tregoi se çfarë dhurate do i jepte çdo studenti të diplomuar, e cila është shumë në modë për momentin në Amazon.

Duke përfunduar stuhinë e tij të postimeve me inspirim pozitiv, Gates iu tha të diplomuarve të vitit 2017, ‘’Kjo është një kohë e mrekullueshme për të qenë gjallë. Shpresoj t’a shfrytëzoni në maksimum’’.

Kështu që, nëse po ndjeheni të hutuar, të shqetësuar ose të pa frymëzuar, mos u frikësoni më shumë.

RonaTyra

Miliarderi ka disa këshilla për ju.

Të diplomuarit e rinj shpesh më kërkojnë këshilla karriere. Por frikësohem se do të tingëlloj si ky djalë.. https://www.youtube.com/watch?v=Dug-G9xVdVs

Inteligjenca Artificiale, energjia dhe bioshkenca janë fusha premtuese ku mund të keni ndikim të madh. Është ajo që do bëja nëse do filloja sot.

Kur e kujtoj kohën që e lashë universitetin, ka disa gjëra që kisha pasur dëshirë t’i dija.

Inteligjenca ka forma të ndryshme. Nuk është një dimensionale. Dhe jo aq e rëndësishme sic kam menduar.

Unë gjithashtu kam një pendim të madh. Kur lashë shkollën, dija shumë pak për padrejtësitë më të mëdha të botës. Më mori dekada për t’i mësuar.

Ju dini më shumë se unë kur isha në moshën tuaj. Ju mund të luftoni padrejtësitë, qoftë në lagje apo në botë, sa më shpejtë.

Ndërkohë, rrethoni veten me njerëz të cilët ju sfidojnë, ju mësojnë dhe ju bëjnë të jeni verzioni më i mirë i vetes. Si Melinda Gates që bën për mua.

Si Warren Buffett unë mat lumturinë time duke u bazuar në atë se sa janë të lumtur njerëzit afër meje, sa më duan dhe çfarë ndryshimi bëj për ta.

Nëse do mund t’i jepja secilit nga një dhuratë diplomimi, do të ishte libri më inspirues nga Warren Buffett.

Steven Pinker tregon se si bota është duke u bërë më e mirë. Tingëllon çmenduri, por është e vërtetë. Kjo është koha më paqësore në historinë e njerëzimit.

Kjo ka rëndësi sepse nëse mendoni se bota po bëhet një vend më i mirë, ju dëshironi të shpërndani progresin tek shumë njerëz dhe vende.

Nuk do të thotë se ju injoroni problemet serioze me të cilat përballemi, do të thotë se ju besoni se ato mund të zgjidhen.

Ky është thelbi i pikëpamjes time. Më mban gjatë kohërave të vështira dhe është arsyeja se pse unë e dua punën time. Mendoj se mund të bëjë të njëjtën gjë për ju.

Kjo është një kohë e mrekullueshme për të qenë gjallë. Shpresoj se do t’a shfrytëzoni në maksimum.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu