Bie nga ndërtesa punëtori në Lundër, ndërron jetë në spital!

0
Gjigandi

Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga ndërtesa ku po punonte në zonën e Lundrës, Tiranë.

Policia thotë se ka arrestuar drejtuesin teknik të firmës, 66-vjeçarin me inicialet A.B. për shkak të mungesës së sigurimit teknik në punë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ibë.

Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital”, bën me dije policia e Tiranës.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu