Berisha denoncon: Ish-zyrtari i FBI i arrestuar ka bërë takime me Ardi Veliun dhe kupolën e policisë

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për takime të fshehta dhe të paguara me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI. Sipas tij, ky i fundit ka kryer takime edhe me Ardi Velin, me shefin e Shërbimeve dhe kupolën e Policisë.

“Shqipëria me dy mafiozë, Agron Nezën dhe Dorian Duckën arrin të fusë në rrjet një njeri të brishtë nga morali e cdo gjë. Në vend se të informonin menjëherë vendin partner, këta e shfrytëzuan dobësinë e tij dhe e angazhuan në një luftë politike të paimagjinueshme.

Edi Rama është bashkëautor në këtë krim të shëmtuar. McGonigal ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri, takime jo vetëm me Ramën, me Ardi Veliun, me shefin e Shërbimeve, me kupolën e Policisë. Thuhet se të gjitha i ka bërë me fatura, me pagesa. Që të gjitha udhëtime të fshehta” – tha Berisha.

Sipas Berishës Rama, së bashku me Nezën dhe Duçkën kanë ndihmuar ish-zyrtarin e FBI të shkelë rregullat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu