Bëri një mimikë pasi Megi kaloi në gjysmëfinale, Kledi Kadiu sqaron reagimin e tij

0
Gjigandi

Kledi Kadiu dhe Megi Pojani kanë patur një diskutim së bashku mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”.

E gjitha nisi pas një reagimi të papritur të Kledit, pasi Megi u zgjodh për të shkuar në gjysmëfinale me votat e publikut. Mirëpo,  Kledi u sqarua dhe pati një prononcim. “Sa i përket mimikës sime, nuk ishte aspak për Megin. Unë pata një reagim të pastër sepse ne i përjetojmë gjërat që bëhen live ashtu sikurse edhe i përjeton edhe publiku. Publiku do jetë gjithnjë sovran por ajo ishte thjesht ishte cudia ime. Unë kisha në mend dy persona të tjerë për në gjysmëfinale. Mimika ime nuk kishte lidhje me Megin, por me vendimin e publikut”, tha Kledi.

Por menjëherë, u hodh Megi dhe direkt pati një reagim për kryetarin e jurisë së “Dancing With The Stars”.

“Unë mendoj që Kledi rri dhe mbase shikon Instagram-in tim. Unë jam dakord që ndoshta ju nuk më njihnit, por unë e di që një njeri që më njeh për herë të parë, ka një lëmsh në kokë për mua. Unë mendoj që ti duhet të më japësh një mundësi që të njihemi e të konsumojmë kafe bashkë e madje ti do të më doje shumë mua”, tha Megi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu