Kandidati i Sali Berishës për Tiranën, Belind Këlliçi duket se është i fiksuar pas portalit serb “Numbeo”, ashtu si shefi i tij.
Ditën e sotme, kandidati i Rithemelimit për Tiranën, Belind Këlliçi iu referua cilësisë së jetesës në Tiranë dhe përmendi të dhënat e publikuara në faqen serbe “Numbeo”.
Por mjafton një kërkim i thjeshtë në Google, dhe gjen fare lehtë se faqja “Numbeo” është e themeluar nga Mladen Adamoviç dhe e ka qëndrën e saj të regjistruar në Serbi. “Numbeo” është një faqe e cila mund të përditësohet nga kushdo dhe jo nga ekspertë. Ky portal është kritikuar edhe për pasaktësitë e tij, për shkak të lehtësisë së keqpërdorimit të statistikave dhe dezinformimit të përgjithshëm. Kanë qenë jo të paktat rastet kur ky portal në Beograd vlerëson Shqipërinë dhe Kosovën shumë poshtë, ndërsa e rendit Serbinë shumë lart në klasifikime të ndryshme, ndonëse në të dhënat e besueshme evropiane Beogradi është shumë më poshtë. Ashtu sikurse Berisha, duket se dhe për Belind Këlliçin më të besueshme janë statistikat që gjenerohen në Beograd.