Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është duke shijuar suksese të shumta.
Ajo e ka nisur 2023 vitin duke u renditur e katërta në top-listën e këngëve më të dëgjuara të vitit në ShBA, në Billboard Hot 100. Kënga e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan po vazhdon t’i sjellë suksese të vazhdueshme 33-vjeçares.
Ndërkohë, Rexha vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, duke ndarë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria dhe aktivitetet muzikore. Në dy fotografitë e fundit që ndau me fansat, Rexha dukej mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një kostum transparent, teksa i kishte stiluar flokët në stilin e kaçurrelave voluminoze. “Është koha të filloni së besuari në yllin tuaj”, ka shkruar interpretuesja e hitit “I’m A Mess” në mbishkrimin e fotografive
Bebe ndërkohë së fundmi u nominuar për herë të parë eventin e madh të ndarjes së çmimeve, Brit Awards 2023, përkatësisht në kategorinë ‘Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit’.