Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak e konsideron 2023-shin si vit vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në këtë moment kemi një pozitë shumë të favorshme. Kemi vëmendjen e lidershipit të SHBA dhe BE, të cilët kanë aktualisht një bashkëpunim shembullor. Kjo është dritareje e vërtetë e mundësive”.
Përfaqësuesi i Brukselit thotë se nëse dështon arritja e një zgjidhjeje deri në fillim të 2024-ës, gjithçka duhet të nisë nga e para dhe nuk do të flitet më për afate.
a.m/dita