Bashkia e Tiranës ka rehabilituar në kohë rekord bustin e Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot e bustit që është rivendosur ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizimin në qytet.
“Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizimin ne qytetin tonë! Një pakice e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mit’hat Frashëri nuk do t’i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe europiane”, shkruan Veliaj.
Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerance per vandalizimin ne qytetin tone!
Nje pakice e dhunshme dhe ndotese tek Skenderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mithat Frasheri nuk do t’i imponohet kurre shumices qytetare dhe europiane!
pic.twitter.com/fpyWjsAZjf
— Erion Veliaj #EYC2022 
(@erionveliaj) December 24, 2022
a.m/dita