Barça “Rock n’Roll” në “El Classico”, me bandën e njohur muzikore si sponsor

0
Gjigandi

Barcelona prej disa kohësh është në bashkëpunim me “Spotify” dhe lojtarët e gjigantit katalanas do të kenë sërish fanella interesante në “El Clasicon” e radhës, që është caktuar për 28 tetor.

Këtë herë lojtarët e Xavi do të mbajnë në gjoks logon e Rolling Stones, pasi më herët në fanellën e Barçës gjatë “El Clasico” ishte logoja e Drake, e më pas ajo e këngëtares spanjolle Rosalia.

E gjithë kjo është pjesë e një projekti të madh për të shpëtuar klubin nga aferat e dyshimta financiare, që përfshin një kontratë sponsorizimi prej 280 milionë eurosh me “Spotify”.
Megjithatë, kjo platformë nuk e ka paguar atë shumë të madhe parash vetëm për përfitime të zakonshme, por gjithashtu një nga idetë kryesore është kombinimi i futbollit dhe muzikës për të arritur një audiencë të re në mbarë botën.

Në këtë mënyrë do të prezantohet edhe albumi i ri i Stones “Hackney Diamonds”, që është rikthimi i tyre në skenë pas një pauze 18-vjeçare.
Fanellat speciale dalin në shitje të hënën së bashku me pjesën tjetër të gamës së tifozëve.

Kujtojmë se stadiumi “Camp Nou” i Barcelonës mban edhe emrin e platformës muzikore “Spotify” dhe lojtarët e kanë mbajtur në gjoks logon e kësaj kompanie suedeze që nga fillimi i sezonit të kaluar.

RonaTyra

 

a.c./dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu