Balotelli dhe Francesca, sa shumë dashuri gjatë pushimeve në Maldive

0
Gjigandi

Mario Balotelli dhe Francesca Monti po shijojnë disa ditë pushime në Maldive, duke përfituar nga pauza e kampionateve për shkak të Botërorit në Katar. Të dy, ashtu si në “selfie” e publikuar nga ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, duken jashtëzakonisht të lumtur. Aq sa ajo i ka shkruar adresës së të dashurit: “Të dua”. Një mesazh i thjeshtë, por plot kuptim.

Ka disa muaj që Mario Balotelli ka gjetur dashurinë e re dhe, ndoshta, edhe qetësinë e duhur. Sulmuesi italian ka dalë hapur dhe zyrtarizuar lidhjen e tij me partneren e radhës. Si konfirmim, një seri postimesh në rrjetet sociale. Quhet Francesca Monti, ajo sapo ka mbushur 23 vjeçe dhe është krejtësisht e panjohur në botën e argëtimit, me origjinë nga Fermo, në rajonin Marche.

Duket se ajo punon si kameriere në plazhin e Tucano, në bregdetin Adriatik. Të dy mund të jenë takuar pikërisht në ato anë, pasi edhe qershorin e kaluar, SuperMario ishte në zonën e Civitanova.

“Përshëndetje dashuria ime”, – shkroi futbollisti kontravers në Instagram fillimisht, duke ndarë disa momente “rebele” të festës së ditëlindjes së Francesca dhe i deklaruar asaj gjithë dashurinë e tij.

RonaTyra

Midis sushi dhe shampanjës, festa u zhvillua në një tarracë të bukur panoramike. SuperMario nuk kurseu asnjë shpenzim, duke i dhënë të dashurës së tij të re një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, të cilat ajo i përjetësoi menjëherë në rrjetet sociale. Nga ajo ditë deri këto ditë pushimesh në Maldive, dashuria e tyre vetëm sa është “farkëtuar”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu