‘Bajraktar’: Do hapim një qendër në Tiranë, të pajisen me dronë edhe vendet e tjera të Ballkanit

0
Gjigandi

Përfaqësuesi i kompanisë Bajraktar, Lütfü Haluk Bayraktar ka bërë me dije se do të hapin në Tiranë një qendër shërbimi.

Gjatë firmosjes së marrëveshjes, ku Shqipëria ka blerë dronët nga kjo kompani, Bayraktari tha se përmes kësaj qendre shërbimi do të bëjnë të mundur që me këto dronë të pajisen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm vendi ynë.

“Kemi kohë që punojmë për këtë projekt dhe jemi krenarë që sot po bëhet realitet, ne si bajraktarë do performojmë më të mirën në këtë kontratë në mënyrë që ju të merrni përftimin më të lartë të kësaj teknologjie. 

Vendi ynë ka një marrëdhënie të gjatë historike, kemi marrë veshje vëllazërore 100 vjet më parë dhe marrëveshjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë. Këto teknologji janë vërtetuar si astete që janë vërtetë të rëndësishme në inventar. Nuk janë mjete që do përdoren për kohë lufte, por përdoren edhe në kohë paqeje për qëllime të ndryshme. 

Urojmë që kjo të hapë një epokë të re mes vendeve tona dhe të mbështesë sovranitetin e Shqipërisë. Duam të krijomë një marrëdhënie të dyanshme, do ngremë një qendër shërbimi këtu dhe të gjitha to objekte do i shërbejnë jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve fqinje. Do doja të ndërtonim një qendër që quhet Sience Tirana, nga fondacioni unë, së bashku me mbështetjen e kryeministrit duam ta nisim këtë projekt. 

RonaTyra

Do ishim të lumtur të nisim punën dhe kushedi ne po organizojmë festivalin më të madh të hapësirës teknologjike, Techno Space. Do donim të ngrinin Techno Fest Balkan, që të motivojmë brezat e rinj dhe të jenë të mirë përgatitur për teknologjinë dhe ti shërbejnë vendit të tyre”, tha Bayraktar.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu