“Audi A8 i Kejvina Kthella” Shtyhet seanca për sekuestrimin e pasurive të Redjan Rrajës; ja arsyeja

0
Gjigandi

Gjykata e posaçme e Apelit ka shtyrë për herë të tretë seancën për shqyrtimin e kërkesës së SPAK lidhur me konfiskimin e pasurive të Redjan Rraja mes tyre dhe një makinë Audi model A8 për të cilën bashkëpronare është edhe Kejvina Kthjella. Ndër të tjera SPAK kërkon që shtetit t’i kalojnë 1 apartamenti, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë ‘Rolex’ dhe si dhe 2750 euro.

As Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm e ndërsa seanca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkeshortja e Redjan Rrajës.

Gjykata përjashtoi avokaten Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjekë avokati Edvis Gorishti. Seanca e radhës është vendosur të mbahet me 31 janar ora 08:00.

Redjan Rraja është nën arrest për atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu