Home Lajm i Fundit Asambleja e KOKSH/ Zgjidhen 4 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv

Asambleja e KOKSH/ Zgjidhen 4 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv

0
Asambleja e KOKSH/ Zgjidhen 4 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv

Asambleja e 27 e Përgjithshme Zgjedhore e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë ku u morën disa vendime të rëndësishme.

Në asamble u plotësuan 4 vendet që prej muajsh kishin mbetur vakant në Komitetin Ekzekutiv, ku me shumicë votash u zgjodhën anëtarët e rinj, të cilët janë Julinda Dhame, Dritan Shakohoxha, Alfred Tahiraj dhe Tonin Binoshaj. Vlen të theksohet se për t’u përzgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të KOKSH, duhej që secili kandidat të grumbullonte mbi 30 vota.

Ndërsa, është formuar për herë të parë Arbitrazhi Sportiv (KAS) ku pjesë e Këshillit janë zgjedhur Skënder Kaçupi, Eralda Cani dhe Marjana Semini. Këta të fundit u zgjodhën pas votimit të 58 anëtarëve. Për këtë institucion ka patur shumë diskutime dhe përplasje, duke qenë se tanimë mund t’i drejtohen të gjithë ata që nuk gjejnë drejtësi në Komisionet e Apelit të federatave përkatëse.

Gjatë punimeve të asamblesë u miratua gjithashtu edhe logo e re e KOKSH, ndërsa u vlerësuan edhe dy figura të sportit shqiptar, ish-basketbollisti Gazmend Çaçi dhe ish-atleti Gjergj Ruli, të cilët morën çmimin “Urdhëri Olimpik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here