Artani e Gjoni mesazh për duhanpirësit: Duhanit mëshoni vijë

0
Gjigandi

Artani e Gjoni diskutuan për duhanin, për dëmin që shkakton, si dhe dhanë një mesazh për ata që pinë cigare.

Edhe pse Gjoni i takon kësaj kategorie, ai tha se vazhdimisht mundohet ta rrallojë pirjen e duhanit, me arsyetimin se është gjëja më e dëmshme për trupin e njeriut, duke iu dretjuar kështu edhe publikut që “t’i mëshojë vijë” duhanit.

“Unë po mundohem shumë shpesh me ba pauza, bile dy a tri orë me i vënë ndërmjet, se sendi më i dëmshëm është, ju që jeni duke na parë, duhanit mëshoni vijë, se është send i keq vëlla. Jo veç ajo, por me aromë, me mushkëri e me krejt a po kupton?”, tha Gjoni.

Ndërkaq, Artani tregoi se kurrë në jetë nuk ka pirë duhan, derisa po ashtu dërgoi mesazh që duhanpirësit të ndalojnë së konsumuari cigare.

“Cigaren me mujtë me e lanë ju që po e pini është sendi më i mirë në botë. Unë kurrë nuk e kam pirë. As nuk më është dhanë kurrë me e dhezë edhe nëse e jam kanë në grup me shokë… Veç shkon duke u shtu ajo urrejtja ndaj tij”, tha Artani.

RonaTyra

Derisa të dy konfirmuan se nuk janë dashamirës të alkoolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu