Shërbimet Sekrete serbe përgjatë një operacioni në Bujanoc kanë arrestuar një shtetas shqiptar pasi thuhet se ishte duke përgatitur një sulm terrorist.
Sipas njoftimit të BIA-s mësohet se shqiptarit me ininciale A.B ju gjetën një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me silenciator, një akrep me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni.
Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i tij ka qenë transportimi i armëve drejt Kosovës.
Arrestimi i tij ka ardhur në një periudhë ku tensionet në veri të Kosovës sa vijnë edhe po shtohen.
a.m/dita