Arrestohet Greta Thunberg, momenti kur buzëqesh e rrethuar nga policët

0
Gjigandi

Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjatë një proteste në Gjermani.

Aktivistja e per çeshtjet mjedisore  ka marrë pjesë në protesta kundër prishjes së fshatit Luetzerath, i cili po pastrohet për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri.

Ministrat dhe RWE thonë se miniera do të sigurojë energjinë e nevojshme për Gjermaninë në afat të shkurtër.

Qeverisë, e cila është një koalicion trepalësh duke përfshirë partinë e Gjelbër të vendit, i është dashur të përshtatë qëndrimin e saj ndaj përdorimit të qymyrit pas pushtimit rus të Ukrainës .

Vendi në të kaluarën ka qenë shumë i varur nga gazi rus për energjinë e tij, por furnizimet në Evropë janë reduktuar në përgjigje të sanksioneve evropiane .

RonaTyra

Megjithatë, qeveria këmbëngul se është ende e përkushtuar për të eliminuar përdorimin e qymyrit.

Aktivistët mjedisorë duan që Gjermania të ndërmarrë veprime të menjëhershme për lëndët djegëse fosile dhe po kundërshtojnë zgjerimin e minierës së qymyrit.

Ata thonë se shkatërrimi i fshatit për t’i hapur rrugë vendit do të rezultonte në sasi të mëdha të emetimeve të gazit serrë nga lëndët djegëse fosile të minuara.

Protestuesit u zhvendosën në shtëpitë e braktisura të ish-banorëve dy vjet më parë.

Grupi LuetziBleibt pretendoi në fillim të këtij muaji se kishte qindra njerëz të grumbulluar në fshat, ndërsa ata janë kundërshtuar nga policia.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu