Shoferi i një furgoni që transportonte nxënës shkolle në Këlcyrë është ndaluar pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare. E mitura në kallëzimin e saj kishte deklaruar se shoferi 36-vjeçar e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme prej rreth 1 viti.
36 vjeçari me iniciale N.J., banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë është ndaluar nga uniformat blu për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
p.c. / ABC24.AL