Armiqtë e Putinit “rrëmbejnë” skenën, Zelensky dhe Navalny mes të nominuarve për çmimin Nobel për paqen

0
Gjigandi

Ka mbetur edhe një javë deri në shpalljen e fituesit të çmimit Nobel për paqen këtë viti, ndërsa mes pretendentëve këtë vit janë edhe Volodymyr Zelenskyy dhe kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny.

Dy armiqtë e Moskës zyrtare janë disa nga favoritët mes 351 të nominuarve, por ekspertët sugjerojnë se shanset e tyre janë të ulëta, veçanërisht pasi Zelenskyy është një udhëheqës i kohës së luftës.

Lista e plotë e të nominuarve mbetet sekrete, por emrat e zbuluar përfshijnë ambientalisten Greta Thunberg, kreun e opozitës ruse Vladimir Kara-Murza dhe protestuesin kinez Peng Lifa.

Fituesi do të shpallet zyrtarisht të premten e ardhshme, me ceremoninë e planifikuar për 10 dhjetor në Bashkinë e Oslos. Vendimi i takon Komitetit Norvegjez të Nobelit, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga parlamenti norvegjez.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu