Armina Mevlani ka treguar se me fëmijët e Shkëlzen Berishës ka raporte shumë të mira. Gjithsesi, ajo e mban raportin me ta, ashtu si edhe me Shkëlzenin larg mediave sociale.
Blogerja ka ndarë sot në Instagram dy foto nga dasma e bujshme që çifti realizoi në shtator ku shfaqet Armina krah shoqërueseve të nuses. Dhe mes tyre është edhe vajza e Shkëlzenit, Medina.
Kjo është hera e parë që shohim një foto të Arminës krah saj. “Kujtime të bukura që do t’i kujtoj përgjithmonë me shoqërueset/shoqet e mia më të mira”– ka shkruar Armina në postimin e saj.
“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”-deklaroi Armina për fëmijët e partnerit pas dasmës. “Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht”.
Madje ajo surprizoi jo pak, kur një javë më parë në ‘Goca dhe Gra tha se gëzon respekt për ish-gruan e Shkëlzenit.
“Nëse do shkoja te ajo për Krishtlindje, do i bëja dhuratë. Nuk e kam atë marrëdhënie që unë të shpenzoj Krishtlindjet me të, por do i bëja dhurata nëse do kishim këtë raport. Flas nga një eksperiencë personale, një respekt për atë do e gëzoj gjithmonë për sa kohë fëmijët e Zenit jetojnë me atë, janë rritur aq mirë, janë edukuar dhe janë fëmijë shembull. Unë jam familje për ta, sikurse nëna dhe babai i tyre. Dhe nëse për hir të tyre duhet të kaloja Krishtlindjet me nënën e tyre patjetër që do e bëja. Nuk kemi pasur festa të përbashkëta.”-tha Armina.