Armina Mevlani ka folur për herë të parë për raportin që ka me ish-bashkëshorten e Shkëlzen Berishës, Sadijen.
Teksa në ‘Goca dhe Gra po diskutohej lidhur me marrëdhënien me ish-in e partnerit, blogerja tha se gëzon respekt për të. Gjithsesi shtoi se nuk shkëmbejnë dhurata sepse nuk kanë atë lloj raporti.
“Nëse do shkoja te ajo për Krishtlindje, do i bëja dhuratë. Nuk e kam atë marrëdhënie që unë të shpenzoj Krishtlindjet me të, por do i bëja dhurata nëse do kishim këtë raport. Flas nga një eksperiencë personale, një respekt për atë do e gëzoj gjithmonë për sa kohë fëmijët e Zenit jetojnë me atë, janë rritur aq mirë, janë edukuar dhe janë fëmijë shembull. Unë jam familje për ta, sikurse nëna dhe babai i tyre. Dhe nëse për hir të tyre duhet të kaloja Krishtlindjet me nënën e tyre patjetër që do e bëja. Nuk kemi pasur festa të përbashkëta.”-tha Armina.
Shkëlzen Berisha ka qenë i martuar me Sadijen me të cilën ka edhe dy fëmijë, Medinën dhe Laidonin. Vetë Shkëlzen Berisha nuk është shprehur ndonjëherë publikisht në lidhje me ndarjen e shumëpërfolur.