Armando Subashi i jep 1 miliard lekë tender të dyshuarit për vrasje dhe pengmarrje!

0
Gjigandi

KreuDenoncoKontakt

Logo

 

Armando Subashi i jep 1 miliard lekë tender të dyshuarit për vrasje dhe pengmarrje!

AKTUALITET

RonaTyra

 

FacebookTwitter

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, vazhdon pazaret me persona të botës së krimit. 1 miliard e 90 milion nga fondet e bashkisë, do shkojnë në duart e biznesmenit të njohur Renato Sali. Bëhet fjalë për tenderin, me objekt “Blerje gazoil deri në 10 ppm” dhe vlera e fondit limit 109,727,520.00 Lekë

 

Ky tender i është falur firmës A G A -1 SHPK, me pronar Artan Jaupaj dhe Renato Sali. Në dokumentet regojnë se tenderi ka qenë i hartuar posaçërisht për këtë firmë. Pasi ajo ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë dhe në mungesë të konkurrencës Subashi e ka shpallur fituese. Për më tepër shohim se vlera e ofertës është gati e njëjtë me fondin limit. Çka shton e më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Kështu tenderi ka marrë flamurin e kuq nga Open Data Albania dhe klasifikohet te projektet abuzive dhe me rrezik për fondet publike.

Tenderi për benzinë

Në lidhje me këtë ternder Kryetari i Bashkisë nëpërmjet personit të autorizuar ka ndryshuar dokumentet standarte të tenderit. Kërkesa për paraqitjen e vërtetimit Teknik nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial është hequr duke u mjaftuar që kompania të paraqesë Vërtetim teknik lëshuar nga Organet e Miratuara të Vlerësimit të Konformitetit (OMVK). Pra lëshuar kriteret në maksimum për kompaninë.

Konkretisht: Pika 2.1.3 të kapacitetit profesional e DST-ve të tenderit me objekt “Blerje Karburanti (Gazoil deri në 10 ppm dhe Benzinë pa plumb)” me 2 Lote, REF-91631-12-19-2023, per te dyja lotet, per Lotin 1: Blerje gazoil deri në 10 ppm REF-91637-12-19-2023, dhe per Lotin 2: Blerje benzinë pa plumb REF-91639-12-19-2023

Ishte: 2.1.3. Operatori ekonomik duhet te paraqese Vërtetim teknik lëshuar nga ISHTI ose nga Organet e Miratuara të Vlerësimit të Konformitetit (OMVK), për respektimin e normave dhe kushteve teknike të stacionit të tregtimit me pakicë të karburanteve

Bëhet: 2.1.3. Operatori ekonomik duhet te paraqese Vërtetim teknik lëshuar nga Organet e Miratuara të Vlerësimit të Konformitetit (OMVK), për respektimin e normave dhe kushteve teknike të stacionit të tregtimit me pakicë të karburanteve.

3- Pika 2.3.2 të kapacitetit teknik e DST-ve të tenderit me objekt “Blerje Karburanti (Gazoil deri në 10 ppm dhe Benzinë pa plumb)” me 2 Lote, REF-91631-12-19-2023, per Lotin 1: Blerje gazoil deri në 10 ppm REF-91637-12-19-2023,

Ishte: 2.3.2. Dëshmi për rezultatet e testimeve zyrtare, të lëshuara nga institucione të autorizuara, që vërtetojnë pajtueshmërinë e produkteve me specifikimet teknike:

a- Flete analize ose raport analize i cilesise per Gazoil deri 10 ppm, leshuar nga organet kompetente të ngarkuara me ligj, e leshuar jo me pare se 3 muaj nga data e hapjes së tenderit.

Bëhet: 2.3.2. Dëshmi për rezultatet e testimeve zyrtare, të lëshuara nga institucione të autorizuara, që vërtetojnë pajtueshmërinë e produkteve me specifikimet teknike:

a- Flete analize ose raport analize i cilesise per Gazoil deri 10 ppm, leshuar nga organet kompetente të ngarkuara me ligj, e leshuar jo me pare se 6 muaj nga data e hapjes së tenderit.

Ndërkaq edhe ky tender ka qenë i paracaktuar për t’iu dhënë Renato Salit. Sepse firma “A G A -1 SHPK” ka qenë e vetmja ofertuese dhe ka marrë kontratën pa garë fare.

Kështu, Sali futi në xhep 1 miliard lekë nga fondet e qytetarëve për të furnizuar me naftë makinën e Subashit dhe të vartësve të tij. Ndërsa vlen të përmendet që këtë kontratë të parregullt, Sali do ta shfrytëzojë deri në fund të këtij viti. Habitemi pastaj se ku shkojnë fondet e bashkive.

Kush është Renato Sali

Sikur përmendëm më parë Renato Salu është pronari i firmës A G A -1 SHPK, sëbashku me Artan Jaupajn. Kompania AGA-1 është themeluar në vitin 2005 nga Artan Jaupaj. 9 vite më vonë, në 15 maj të vitit 2014, shfaqet Renato Sali, i cili i blen gjysmën e kompanisë Jaupajt për 26 milionë lekë të vjetra. Që nga ai vit firma në fjalë filloi të bëhej pjesë e aferave me bashkitë, por më së shumti në bashkinë Fier.

 

Renato Sali, i njohur edhe si Renato Çami apo Renato Saliu, është një person që akuzohet për disa vepra kriminale. Konkretisht ai është akuzuar dhe denoncuar nga kreu i PD, Sali Berisha dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha si nyja e krimit në Fier. Renato Sali është akuzuar se së bashku me Gramoz Yzeirin, në vitin 1998, kanë vrarë shtetasin Xheladin Qelia. Për këtë ngjarje është dënuar Gramoz Yzeiri, i cili është ekstraduar nga SHBA në vitin 2009, ndërsa Sali nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë. Më vonë, në vitin 2-17 Sali, u akuzua nga Berisha dhe Basha se kishte marrë peng një 19-vjeçar, ngjarje e cila u fsheh nga policia.

Po në atë vit, por disa muaj më vonë policia doli me një deklaratë. Duke konfirmuar pengmarrjen dhe deklaruar referimin e çështjes në prokurori. Çështja u mbyll më pas nga prokuroria në Fier, pas u dhënë asnjë detaj më shumë./ Abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu