Argjentinë-Kroaci apo Messi kundër Modric?! Kjo ndodh ‘vetëm’ dy herë në jetë; analizë, prognozë dhe parashikim

0
Gjigandi

Leo Messi dhe Luka Modric kanë fituar gjithçka gjatë karrierës së tyre si lojtarë në rang klubi. E megjithatë, me siguri nëse pyet ndonjërin prej tyre, ata e pranojnë se kanë në trup “gjembin” e humbjes së dy finaleve të Kupës së Botës (2014 dhe 2018), me kombëtaret e tyre përkatëse.

Futbolli iu jep atyre një revansh sot dhe i vendos të dy një hap larg finales së “Katar 2022”…, çka nuk është pak. Si arrin Argjentina? Bardhekaltrit vuajtën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ata e kishin fituar “de facto” ndeshjen pararendëse, teksa ishin në epërsinë 2-0 deri në minutën e 74-t, por një strategji e vogël nga Holanda solli barazimin 2-2. Përmbysja e portokallinjve e çoi ndeshjen në kohën shtesë dhe pastaj penalltitë.

Aty u shfaq figura e portierit Martínez, që priti tri penallti dhe i dërgoi të tijtë në gjysmëfinale. Amerikano-jugorët kanë presion të madh pas tyre, por edhe besimin se Leo Messi do ta tërheqë “makinën”.

RonaTyra

Si arrin Kroacia? As kualifikimit të ballkanasve në këtë gjysmëfinale nuk i mungoi përmasa epike. Kroatët ishin të eliminuar nga pjesa e parë deri në kohën shtesë…, por futbolli është i mrekullueshëm. Petkovic barazoi “in extremis” dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë dhe te penalltitë.

Nga pika e bardhë, skuadra e Dalic u tregua më e saktë (kryesisht falë pritjeve të portierit Livakovic) dhe përfundoi duke eliminuar super-favoritët e Brazilit. Surpriza më e madhe deri tani në Botërorin e Katarit, në të cilin kemi pasur disa.

Me kënaqësinë se kanë bërë histori, por me urinë dhe dëshirën për hakmarrje për atë që iu ndodhi në vitin 2018, kroatët vijnë në gjysmëfinalen e sotme me “thikë mes dhëmbëve”.

Dueli brenda supersfidës? Messi kundër Modric. Dy futbollistë që duan “qershinë mbi tortë” të karrierave personale të shkëlqyera. Argjentinasi nuk ka asgjë më pak se aspiratën për t’i dhënë fund një herë e mirë debatit se kush është futbollisti më i mirë në histori.

Për ata që ende dyshojnë, një Kupë Bote do të ishte argument shumë i vështirë për t’u hedhur poshtë. Sa i përket Modric, ai është një mesfushor legjendar, një nga më të mirët në pozicionin e tij. Ai është pjesë e Real Madridit më të mirë të të gjitha kohërave.

Përveç kësaj është lider i padiskutueshëm i kombëtares më të mirë kroate që kemi parë deri më sot. Modric e bën ekipin e tij të luajë dhe nuk dorëzohet kurrë. Messi nuk është më ai që ishte, por ka ende shumë për të bërë diferencën…, edhe nëse me lëvizje të ngadalta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu