Argjentinasit u tallën me yllin e PSG pas finales së Botërorit, Mbappe thotë se nuk e ‘qeth’ fare për ta…

0
Gjigandi

Kupa e Botës në Katar ka përfunduar, por ajo ende e ruan jehonën, bashkë me polemikat verbale në distancë, sidomos mes dy finalistëve. Pasi Argjentina u bë kampione e botës në një finale shumë intensive, të vendosur nga penalltitë, Kylian Mbappé u pyet për disa çështje që lidhen me dramën e 18 dhjetorit në Doha.

Sulmuesi, në zonën mikse, pas ndeshjes kundër Strasburgut, në të cilën goli i tij me penallti në minutën e fundit shtesë iu dha fitoren të tijve (2-1), u shkëput nga çdo marrëdhënie mes PSG-së dhe “Les Bleus”. “Unë kurrë nuk do ta tret dot atë (humbjen e finales), por klubi im nuk është përgjegjës për dështimin në kombëtare”, – tha ai.

Po kështu, sulmuesi francez siguroi: “Kam folur me Messin pas ndeshjes, e përgëzova. Ishte ajo që ai kishte kërkur gjithë jetën. Vlente edhe për mua, por dështova kësaj here”.

Sigurisht, Kylian ishte më i theksuar në lidhje me Emi Martínez, portierin argjentinas, i cili nuk mundi ta ndalonte në asnjërën nga tri penalltitë, por u bë “viral” për shkak të festimeve të tij.

Numri një i kampionëve të rinj të botës, fillimisht tha në dhomat e zhveshjes se “duhet të mbajmë një minutë heshtje për Mbappe”, ngaqë ylli francez dështoi në finalen e Katarit, pastaj festoi në rrugët e Buenos Aires me një kukull në dorë, së cilës i kishte vënë fytyrën e Mbappe.

RonaTyra

Lidhur me këtë, vetë ky i fundit u mundua të minimizojë apo injorojë gjithçka të tillë: “Festimet e të tjerëve nuk janë problemi im. Unë nuk shpenzoj energji për gjëra të tilla të parëndësishme. Gjëja më e rëndësishme për mua është të jap më të mirën për klubin tim. Po presim që Leo të kthehet, të shënojmë gola dhe të fitojmë ndeshje së bashku”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu