Më në fund, fluturimi AR1915 i “Aerolíneas Argentinas” u ul në aeroportin Ezeiza. Ishte ora 02:23 e mëngjesit së një të marte tërësisht argjentinase. Dera e avionit hapet dhe aty shfaqet Lionel Messi, me Kupën e Botës në duar, duke buzëqeshur. Ai shoqërohet nga Lioneli tjetër, Scaloni, dhe presidenti i federatës Claudio Tapia. Pas tyre zbresin heronjtë e tjerë të yllit të tretë.
Kampionët e botës janë tashmë në vendin e tyre. Një e martë e paharrueshme i pret të gjithë. Qysh në agim, rreth 50.000 fansa kishin dalë për ta pritur Albiceleste. Megjithatë, në mesditë do të ketë miliona në sheshe.
Ata do të shijojnë një demonstrim popullor, superior ndaj atij që përkëdheli Diego Maradonën dhe të gjithë kampionët e “Meksikë 1986”, plot 36 vite më parë. Disa vlerësojnë se do të jetë festa më e madhe në histori në këtë cep të çmendur të futbollit të botës.
Kur kanë zbritur nga avioni, bardhekaltrit janë pritur me muzikën që i shoqëroi gjatë Kupës së Botës. Grupi “La Mosca”, i drejtuar nga Guillermo Novellis, i përqafoi duke kënduar hitin ‘Muchachos’, në versionin e tij të ri, atë që lojtarët kënduan edhe në ajër. “Djema, tani mbetet vetëm të festojmë”…
Ashtu si të famshëm që tashmë janë, ata ecën përgjatë një tapeti të kuq drejt autobusit të hapur, që i priste në pistë. Ishte koha për të udhëtimin e shkurtër prej gjashtë kilometrash nga aeroporti deri në rezidencën e AFA.
Një udhëtim rraskapitës përfundoi, udhëtimi që nuk do ta harrojnë kurrë. Gjatë gjithë turneut, disa imazhe intimiteti ishin shpërndarë nga të njëjtët protagonistë në rrjetet e tyre sociale. Secili me Kupën e Botës. Messi dhe Kupa, Dibu dhe Kupa, Tagliafico dhe Kupa, presidenti i AFA-s Claudio Tapia dhe Kupa…
Autobusi lëvizi ngadalë, me ritmin e kërmillit. Ata filluan të marrin frymë dashurinë e argjentinasve që i prisnin me çmenduri totale. Edhe pse ishte herët në mëngjes, një turmë i përshëndeti nga anët e autostradës “Riccheri”. Ata bërtisnin për Argjentinën, Messin, Dibu.
Shumë të tjerë ishin tashmë në rrethinat e kompleksit AFA në Ezeiza, me tym bardheblu, me flamuj. Shumë kishin udhëtuar kilometra të tëra nga qytete të tjera për atë pritje të veçantë. Ata ishin mijëra e mijëra.
Leo ishte ulur në pjesën e pasme të autobusit, duke bërë me dorë dhe duke buzëqeshur. Në krah të tij, Rodrigo De Paul transmetonte drejtpërdrejt në celularin e tij. Leandro Paredes dhe Angel Di María shikonin të mahnitur. Nicolás Otamendi tregoi atë Kupë që shkonte dorë më dorë. Secili dëshironte të mbante të gjitha ato imazhe në kujtesën e tij. Të gjithë nuk donin të humbnin asgjë.
Kampionëve iu desh gati një orë për të kaluar ato gjashtë kilometra. Dhe sapo hynë në rezidencë, gjetën disa ndryshime. Në hyrje, një poster gjigant me Kupën e Botës dhe dy legjenda: sipër atij trofeu të çmuar, shprehja “Të gjithë së bashku” dhe poshtë fjala “faleminderit”.
Më vonë, kur iu afruan bllokut ku zakonisht hanë dhe flenë, zbuluan se tanimë fasada ishte ndryshe. Aty ishte pikturuar si një flamur i madh argjentinas, i ndriçuar mirë, një imazh i madh të Messit duke ngritur kupën, shoqëruar me fjalët: “Në këtë kat është një yll tjetër”. Po ashtu, tri yjet… dhe një shfaqje fishekzjarresh.
Avioni i kampionëve të botës do të nisej nga Doha të dielën mbrëma. Megjithatë, për shkak të vonesave të ndryshme, ai u largua nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas vetëm në tre të mëngjesit, të hënën. Kishte një ndalesë në Romë për karburant.
| AHORA: pic.twitter.com/deeWYsY1KR
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) December 20, 2022
Dhe pastaj destinacioni përfundimtar, Argjentina. Messi & CO tashmë janë në vendin e tyre. Dhe këtë të martë po vjen më e mira, ribashkimi me njerëzit që do të pushtojnë sërish rrugët e Buenos Aires për t’i falënderuar. Festa nuk mbaron.
Nga faqja zyrtare e AFA tashmë është bërë e ditur se sot në mesditë kampionët do të bëjnë një xhiro në qytetin Autonom të Buenos Aires dhe do të kalojnë pranë Obeliskut, ikonës së festës maksimale.
Nga atje, udhëtimi do të fillojë përgjatë autostradave Riccheri, Dellepiane dhe 25 de Mayo dhe do të përfundojë në Avenida del Libertador. Ideja është që autobusi i hapur të mos ndalet në asnjë moment për të shmangur tejmbushjet. Tifozëve iu rekomandohet të bëhen gati në vende të ndryshme në mënyrë që festa të jetë e rregullt dhe të vëzhgojnë me rregull kalimin e ngadaltë të autobusit. Megjithatë, që nga mbrëmja e së hënës, qindra fansa ishin mbledhur tashmë në Obelisk…
Futbollistët në parim nuk kanë dashur asnjë foto politike. Natyrisht, do të duhet të jemi të vëmendshëm ndaj ndryshimeve të minutës së fundit. Qeveria Kombëtare këmbëngul përmes Ministrit të Turizmit dhe Sporteve, Matías Lammens, që kampionët të kalojnë nëpër “Casa Rosada” dhe Lionel Messi ta ngrejë Kupën e Botës në të njëjtin ballkon ku Diego Maradona ua ofroi të gjithë argjentinasve më 1986.
Futbollistët në parim nuk kanë dashur asnjë foto politike. As me presidentin Alberto Fernández dhe as me ndonjë zyrtar tjetër. Në një vend të kësaj ata duan të ngrenë flamurin si për të thënë “Të gjithë së bashku”. Atyre do t’u ishte premtuar se do të dilnin vetë në ballkon, ashtu siç bëri Diego 36 vite më parë. Nëse është kështu, ideja e karvanit pa ndalesë do të prishet dhe “Plaza de Mayo” gjithashtu do të shpërthejë.