Argjentina del me idenë e çmendur, ja ku do ta gdhendë fytyrën e Leo Messit

0
Gjigandi

Argjentina, pasi fitoi Kupën e Botës, po mendon t’i bëjë nderime të mëtejshme Leo Messit, duke vendosur fytyrën e tij në një kartëmonedhë të re.

Lojtari i PSG-së, në Botërorin e Katarit shënoi 7 gola, duke e ndihmuar kombëtaren Albiceleste të rikthehet në majën e botës pas 36 vitesh, duke mposhtur Francën me penallti. Messi shënoi dy herë në finale dhe më pas goditi në shenjë edhe nga penalltia.

Banka qendrore e Argjentinës, duke parë se si Messi luajti në Kupën e Botës, po mendon të nderojë yllin e kombit duke e përjetësuar në kartëmonedhë. Këtë e bëri të ditur gazeta “El Financiero”, duke shtuar se organi financiar i vendit po kërkon mënyra të ndryshme për të festuar fitoren, njëra prej të cilave konsiston pikërisht në përjetësimin e Messit në monedhë.

Fytyra e “10” do të përfundonte në kartëmonedhën 1000 peso, ky është opsioni i preferuar, pasi shifra fillon me numrin e fanellës së 35-vjeçarit. Për të mirëpritur Messin dhe shokët e tij në Buenos Aires, në kthimin e tyre nga Katari, dolën në shesh mbi 4 milionë tifozë.

RonaTyra

Kishte aq shumë turma tifozësh saqë parada e autobusëve të hapur u ndërpre. Kishte njerëz që ngjiteshin në shtyllat e llambave, gra pa sytjena dhe një e zhveshur totalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu