Ardit Çuni rrëfehet për çastet më të errëta të jetës dhe depresionin

0
Gjigandi

Ardit Çuni njihet për natyrën e hapur dhe deklaratat e forta. Por, ai nuk kishte treguar një anë tjetër të tijën deri mbrëmjen e djeshme.

Këngëtari ka rrëfyer në “Dancing with the stars” se ka luftuar me depresionin, dyshimet për karrierën e ndjesinë që askush nuk e merrte në konsideratë. Arditi u ndal te çastet më të errëta të jetës duke treguar:

“Kënga ‘Who you are’ e Jessie J është një nga ato këngë që ka shënjuar shumë gjatë jetën time. Mund ta lidh në shumë e shumë momente, në momente shumë të vështira, në momente depresioni, në momente të vështira ekonomike. Kam treguar gjithmonë vetëm mburojën time. Sigurisht pas kësaj mburoje, ka një Ardit shumë sensitiv.” – u shpreh ai.

Këngëtari tregoi se e ka pasur të vështirë të ndihej i vlerësuar dhe e lëndonte fakti që të tjerët nuk e ‘llogarisnin’. Arditi madje tha se vendosi të ndërpriste karrierën.

“Në fillim më lëndonte shumë fakti që nuk më llogarisnin. Rrija në një dhomë dhe isha thjesht një person shtesë në atë dhomë. Nuk e merrja guximin të flisja, pavarësisht sigurisë që mund të kisha. Nuk e merrja guximin të tregoja mbi këngët e mia. Unë kisha turp t’i tregoja, sepse mendoja që nuk vleja. Bija në një gjendje që nuk mundesha më të gjeja forcat për të ecur përpara. Vendosa t’i jap fund karrierës sime një herë e përgjithmonë dhe thashë ‘Ok, kjo gjëja nuk bën. Duhet të bëj diçka tjetër’. Por mendoj që ato vështirësi më kanë bërë ky që jam sot.”-rrëfeu ai.

RonaTyra

Por, në 2012 jeta e tij mori një drejtim tjetër dhe ky vit ishte një fillim i ri për të. “Për mua, viti 2012 është viti i çdo fillimi; është viti kur kuptova që unë mund t’ia dal,” përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu