Ardit Çuni reagon pas finales së ‘Dancing with the stars’: Ka raste kur turpin e hanë me bukë

0
Gjigandi

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e “Dancing with the Stars”, fituese e të cilit u shpall Sara Hoxha. Blogerja arriti të triumfonte duke lënë pas Elhaida Danin, Megi Pojanin dhe Ardit Çunin.

Ky i fundit ka reaguar sot për herë të parë në rrjetet sociale. Këngëtari falenderon përmes një statusi publikun dhe vetëm dy anëtarë të jurisë, Dalina Buzin dhe Arman Pezën, duke lënë të nënkuptuar se është i zhgënjyer nga Kledi Kadiu dhe Valbona Selimllari.

Në fund ai e mbyll duke shkruar: “Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë.”

Postimi

“Më vjen të shkruaj shumë gjëra, pastaj them pse t’u jap material portaleve. Zgjodha pikërisht këtë moment sepse m’u bë zemra mal që realizova një nga ato performanca që i kisha ëndërruar dhe ia dolëm me shumë sukses. Jam i lumtur dhe krenar sepse punova fort, sepse derdha djersë për 4 muaj për të dhënë shpirtin dhe për të treguar që puna mbizotëron mbi gjithçka. Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krahe e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh. Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është me mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu