Një aplikacion i ri që po rritet me ritme të shpejta po ofron një mënyrë për përdoruesit në internet që të ndajnë frymëzim dhe inkurajim. Në një moment në historitë e shumicës së kompanive të mediave sociale, që datojnë që nga roli i Facebook në “demokratizimin” global, suksesi i hershëm i mediave sociale është fokusuar në efektet pozitive.
Së fundmi, Shkollat Publike të Seattle ngritën padi kundër TikTok, Meta, Snap dhe rrjeteve të tjera sociale, duke pretenduar një krizë të shëndetit mendor të të rinjve të shkaktuar nga mediat sociale.
Media sociale po përballet gjithashtu me një nga sfidat e saj ligjore më të mëdha ndonjëherë, me Gjykatën e Lartë të gatshme të rishikojë nëse statuti i nenit 230 i Aktit të Desencës së Komunikimit duhet t’u sigurojë këtyre kompanive imunitet nga pretendimet për përgjegjësinë e përmbajtjes së përdoruesit, siç ka qenë rasti gjatë gjithë rritjes së tyre.
Pra, ka një arsye të mirë që gjëja tjetër e madhe në mediat sociale të jetë e gjitha rreth pozitivitetit dhe ja ku jemi përsëri, me kompaninë e mediave sociale “Discord” që njofton blerjen e “Gas” Apl këtë javë, një kompani e mediave sociale me rritje të shpejtë e krijuar për të promovuar komentet pozitive. Rrjeti social “Discord” në një postim në blog në lidhje me marrëveshjen tha:
“Platforma “Gas” ka të bëjë me ngritjen dhe fuqizimin e njëri-tjetrit përmes komenteve pozitive. Suksesi i tij i jashtëzakonshëm tregon mundësinë që ekziston në krijimin e një vendi të gjallë, por kuptimplotë për të rinjtë. Kushtet e marrëveshjes nuk u zbuluan. Kjo platformë i lejon përdoruesit të ndajnë komplimente me njëri-tjetrin në mënyrë anonime përmes sondazheve ose siç theksoi portali teknologjik “TheVerge” në një raport mbi marrëveshjen;
Aplikacioni është krijuar për komplimente anonime dhe pohime pozitive ose, siç thonë fëmijët, për t’i bërë miqtë tuaj të vënë ‘buzën në gaz’.
Aplikacioni ka fituar popullaritet në rritje në mesin e adoleshentëve. Në vetëm dy muaj që nga fillimi i tij në gusht, platforma “Gas” tejkaloi rrjetin social “TikTok” dhe “BeReal” në renditjen e aplikacioneve falas të App Store të Apple, duke arritur në 1 milion përdorues aktivë çdo ditë. Ai u kurorëzua si ‘aplikacioni më i nxehtë për momentin’ nga gazeta “The Wall Street Journal”. Ai mburret me 30,000 përdorues të rinj në orë në tetor.
“Gas” ka pasur problemet e tij të hershme, nga një mashtrim i trafikut seksual këtë vjeshtë, gjë që e detyroi themeluesin e saj të përgjigjej pasi tre për qind e përdoruesve fshinë llogaritë e tyre. Por platforma ka vazhduar të rritet si një vend për adoleshentët që të angazhohen me bashkëmoshatarët, duke grumbulluar 7.4 milionë shkarkime momentalisht.