Ditën e sotme qarkulloi një lajm i cili ngriti alarmin se në vendin tonë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, 2 të huaj futën pajisje që do të përdoreshin për përgjime.
Sipas një kërkimi të kryer prej gazetarit Elio Laze, kjo pajisje nuk ka lidhje me asnjë agjenturë sekrete por është një radio që kushton 78 dollarë.
Lajmi bëri xhiron e rrjetit, ku përsëri media të mëdha e të vogla ranë preh e “fake news”
Postimi i plotë
Ju rafte pika se na ngrite gjakun
Lajm i fundit: Kapen dy angleze me pajisje pergjimi
Ma prishi terezine ky lajmi. Cne dy angleze me pajisje apiunazhi? Kaq pak? Vetem 2 angleze?
E ku. Ketu, ku turlilloj sherbimesh sekrete per arsyet e veta, jane ulur kembekryq prej vitesh.
Nejse. Mediat e bene te veten. Kapen lajmin, kapen foton e pajisjes dhe e nxorren. SPIUNAZH.
Duke e patur foton e pajisjes sa nje derr perpara syve, nuk e hapi njeri googlen dhe te kerkonte. E kur ta kerkonte nder te tjera do te lexonte: “Projektuar fillimisht për të minimizuar zhurmën e ndërrimit për radio amatore, që është një zgjedhje e shkëlqyer për t’u përdorur me pajisjet e astronomisë”.
Kushton 78 dollare dhe e blen kushdo. Pajisje spiunazhi qe po e sillnin dy angleze. Pra kane harxhuar 500 paunde bileta avioni, dy agjente sekrete per te sjelle nje hekurishte 78 dollareshe.
Ju rafte pika se na ngrite gjakun