Angelina Jolie dhe Paul Mescal u fotografuan duke pirë një kafe së bashku pasi ajo e pa atë duke performuar në shfaqjen “A Streetcar Named Desire” në Teatrin Almeida në Londër.
Të dy ata u fotografuan në kafenenë e teatrit ku ishin të angazhuar në bisedë ndërsa ishin të rrethuar nga tavolina bosh, gjersa është aluduar se mund të jenë në një lidhje.
Atyre iu bashkuan vajza e Angelinas, Shiloh, 16 vjeçe, babai i së cilës është Brad Pitt, 59 vjeç, shkruan DailyMail.
Paul kishte veshur një bluzë të kuqe pas shfaqjes, ndërsa Angelina ishte e veshur me një pallto të zezë, me të bijën e veshur me një xhaketë dhe kapelë.
Paul luan rolin e Stanleyn në kryeveprën e Tennessee Williams, e cila është shfaqje drejtuar nga regjisorja Rebecca Frecknall.
Shfaqja dramatizon përvojat e Blanche DuBois.
Ka pasur thashetheme se Paul dhe e fejuara e tij Phoebe Bridgers janë ndarë menjëherë pas raportimeve për fejesën e tyre.
Dhe fansat e çiftit nxituan të ndanin tronditjen e tyre për ndarjen e supozuar teksa u lajmëruan në Twitter për të ndarë shqetësimin e tyre, duke thënë se ata ‘nuk mund ta përballonin’ lajmin.
Këngëtarja Phoebe, 28 vjeçe, nxiti thashethemet për romancën me Bo Burnham këtë javë pasi ata dukej sikur ishin duke ‘flirtuar’ në një shfaqje komedi, vetëm disa javë pas raportimit të ndarjes së saj nga Paul.
Tani, Phoebe në dukje i është referuar ndarjes së raportuar në tekstet e këngës së saj, pasi ajo flet për ‘qëndrimin më vete’, ndërsa do të shfaqet edhe në “Chicken Shop Date”.
Phoebe dhe Paul ndezën thashethemet për një fejesë në fillim të këtij viti përpara se të ndaheshin.