Andi në BBVK: Kurrë në jetë libër nuk kam lexuar, para gjashtë muajve ia kam filluar

0
Gjigandi

Xhudisti dhe blogeri Andi Artani, është një nga banorët e shumë diskutuar të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Ai është një nga konkurrentët më aktivë përsa i përket bisedave dhe debateve që zhvillohen brenda shtëpisë.

Së fundmi, në një bisedë të bërë mes banorëve, Andi ka treguar një detaj shumë interesant që lidhet me jetën e tij.

I njëjti potencoi se përgjatë gjithë jetës nuk kishte lexuar kurrë as edhe një libër të vetëm, nga fillimi e deri në fund.

Andi tha se vetëm para gjashtë muajve ka filluar të lexojë një të tillë, duke e “mashtruar” veten që pas çdo kapitulli të lexuar, do t’i jepte vetes një shpërblim.

RonaTyra

Kjo mënyrë e tij për të krijuar shprehinë e leximit, u lavdua nga banorët e tjerë si një rrugë e mirë për shëndetin e tij mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu