Anabel Payano Pichardo nga Republika Domenikane u kurorëzua sot “Miss Globe 2022” në një shfaqje spektakolare të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Modelja profesioniste 19-vjeçare mundi 49 konkurrente të tjera dhe fitoi kurorën e më të bukurës. Ajo pason fituesen e vitit të kaluar nga Filipinet, Maureen Montagne.
Anamaria Babau nga Emiratet e Bashkuara Arabe u shpall shoqëruesja e parë ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, Thanawan Wigg nga Tajlanda dhe Lam Thu Hong nga Vietnami u shpallën përkatësisht shoqëruese e dytë, e tretë dhe e katërt.
Top 15-shen e përfunduan Heloisa Godinho (Brazil), Sofia Donado (Kolumbi), Nella Cheves Serano (Kosta Rika), Sirel Saad (Estoni), Prisca Abah (Gana), Anastasija Aleksejevska (Letoni), Natasha Stefanovic (Mali i Zi), Chelsea Fernandez (Filipine), Patrycja Krzywon (Poloni) dhe Argi Annisil (Venezuela).
Konkursi i sivjetshëm i drejtuar nga Arjola Shehu ishte edicioni i 19-të i konkursit ndërkombëtar.