Ana Kabashi bën deklaratën e fortë: Sot s’ka mashkull që nuk…

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi, po pëlqehet mjaft shumë nga publiku gjatë qëndrimit në Big Brother Kosova.

Ajo është bërë pjesë e këtij ‘reality show’ që nga fillimi, gjersa deri më tani ka bërë rrëfime të ndryshme në lidhje me karrierën dhe jetën private.

Bukuroshja nga Peja së fundmi në një bisedë me Artanin, Vivienin dhe banorët e tjerë theksoi se në ditët e sotme nuk ka mashkull që nuk tradhton.

E njëjta shton se kjo ndodh të paktën një herë në jetën e secilit prej meshkujve. “Për mua nuk ka mashkull që nuk tradhton. Mendoj që të gjithë meshkujt tradhtojnë. Të paktën një herë në jetë sigurt e kanë”, u shpreh Kabashi.

RonaTyra

Nga shtëpia e BBVK deri më tani janë larguar disa banorë përfshirë çiftin, Alisa&Urim, MC Bekën dhe këngëtaren nga Shqipëria, Gigliola Haveriku. Konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu