Amos Muji Zaharia: ‘Kam patur ankth të jashtëzakonshëm, por një gjë kam kuptuar…’

0
Gjigandi

Amos Zaharia është një nga banorët e Big Brother Vip 2.

Ditën e parë të qëndrimit në shtëpi, aktori ka folur për një temë që është nga më të përsëriturat e këtij viti, për ankthin.

Ai ka treguar për një periudhë të vështirë që ka kaluar:

“Unë kam pasur periudha në jetën time, sidomos pas adoleshencës, që për të shkuar nga pika A në pikën B, vetëm rrugën që duhet të bëja, dridhesha kur dilja nga shtëpia, më beso”, tha aktori.

“Më kapte një ankth i jashtëzakonshëm, me çfarëdo lloj personi, edhe me nënën time, e shikoja në sy dhe kisha një ankth, një gjendje shumë të keqe”, tha ai, duke theksuar se nuk e kuptonte nga se i vinte kjo gjendje.”

RonaTyra

Sipas aktorit, një zgjidhje e mirë për të dalë nga kjo situatë është përballja me të gjitha frikërat.

“Por një gjë e kam kuptuar, për t’u shpëtuar ilaçeve. Aty ku është frika jote, aty është edhe detyra jote. Përballu në mënyrë të ndërgjegjshme me problemet e tua, me frikën. Dili përpara gogolit! Sa herë që i shmangesh një problemi, aq më i madh bëhet.”

Kjo është një terapi e sugjeruar edhe nga shumë studiues edhe psikologë. Thelbi është të kuptosh që ndryshimi fillon nga vetja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu